Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja: Po e shqyrtojmë çështjen me përparësi

Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja: Po e shqyrtojmë çështjen me përparësi

Gjykata Kushtetuese po e shqyrton me përparësi ankimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për vendimin e shkarkimit nga Qeveria.  Ky është reagimi i Gjykatës Kushtetuese për ‘Report Tv’.  “Çështja është në shqyrtim paraprak. Gjykata po e shqyrton çështjen me përparësi dhe do të ketë një vendim në ditët në vijim”, tha Kushtetuesja për Report Tv.  Këshilli i Ministrave shkarkoi më 25 shtator nga detyra me kërkesë të Këshillit Bashkiak të Tiranës Erion Veliajn.  4 ditë më vonë kryebashkiaku ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë. Veliaj pretendon për një proces të parregullt ligjor, pasi jo vetëm nuk është dëgjuar, por sipas tij nuk është marrë në konsideratë neni 115 i Kushtetutës, i cili parashikon se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet për shkak të shkeljeve...