Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U dogj e gjallë pasi dyert e makinës nuk u hapën, prindërit e studentes 19-vjeçare akuzojnë kompaninë e Elon Musk
Një studente 19-vjeçare humbi jetën në një aksident tragjik me një Tesla Cybertruck, pasi mbeti e bllokuar brenda automjetit që mori flakë, për shkak të një defekti të dyshuar në dizajnin e dyerve, sipas një padie të re kundër kompanisë së Elon Musk. Krysta Michelle Tsukahara, studente në vitin e dytë në Savannah College of Art and Design, humbi jetën së bashku me shokët e saj Soren Dixon (19) dhe Jack Nelson (20) në nëntor të vitit të kaluar, pasi makina u përplas me një pemë me shpejtësi të lartë në Piedmont, Kaliforni dhe shpërtheu në flakë. Një pasagjer i katërt mbijetoi falë ndihmës së një dëshmitari që theu dritaren me një degë peme. Sipas padisë 36-faqëshe për “vdekje të padrejtë”, Krysta kishte pësuar fillimisht...