Talebanët sfidojnë Trump: Nuk e dorëzojmë kurrë bazën e Bagramit

Talebanët sfidojnë Trump: Nuk e dorëzojmë kurrë bazën e Bagramit

Deklaratat e Donald Trumpit se SHBA-ja do të kërkojë ta marrë përsëri bazën ajrore të Bagramit në Afganistan, nuk i kanë lënë indiferentë talebanët. Në një intervistë për Sky News, zëdhënësi kryesor i tyre Zabihullah Mujahid u shpreh se :”Afganët nuk do të lejojnë kurrë që toka e tyre t’i dorëzohet të tjerëve në asnjë rrethanë”. Pavarësisht këtij komenti megjithatë, anëtari i lartë i talebanëve theksoi se qeveria e tij kishte zhvilluar bisedime me SHBA-në për rihapjen e ambasadës afgane në Uashington DC dhe ambasadës amerikane në Kabul. “Ne e kemi diskutuar këtë çështje dhe dëshirojmë të shohim ambasadat të rihapen si në Kabul ashtu edhe në Uashington“, u shpreh ai. Talebanët u rikthyen në pushtet në Afganistan katër vjet më parë, e megjithatë përgjatë...