Vrasja me tritol në Sarandë/ Dy pista hetimi për ekzekutimin e Isuf Jaçajt, kryesore ajo e hakmarrjes

Vrasja me tritol në Sarandë/ Dy pista hetimi për ekzekutimin e Isuf Jaçajt, kryesore ajo e hakmarrjes

Dy janë pistat kryesore ku policia e Vlorës i ka orientuar hetimet për vrasjen me eksploziv të Isuf Jaçajt. Pista më e fortë e hetimeve është një vrasje për hakmarrje që lidhet me ngjarjen e 17 korrikut ku u tentuan të eliminonin Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç dhe Ernest Lama, 24 vjeç, të dy nga Kamza, të cilët në këtë ngjarje mbetën të plagosur. Hetimet zbuluan se i biri i Isufit, Klaus Jaçaj, ndihmoi në këtë krim autorët Ramadan Zoto, i njohur edhe me mbiemrin Canaj, së bashku me të vëllanë Erjonin. Konflikti dyshohet se nisi për shfrytëzimin e një hapësire plazhi të cilën Zoto e kishte marrë me qira nga Bashkia prej 4 vitesh, por që kishte pretendime nga një person tjetër që kishte punësuar...