Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria: U shkelën rëndë protokollet mjekësore, nën hetim edhe ekspertët e IML-së e dy pediatër në QSUT

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria: U shkelën rëndë protokollet mjekësore, nën hetim edhe ekspertët e IML-së e dy pediatër në QSUT

Organi i akuzës së Tiranës ka zbardhur shkakun e vërtetë që çoi në vdekjen e 3-vjeçarit, Brian Spahiu në 28 shtator të 2023, pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private në Tiranë. I mituri i cili iu nënshtrua një ndërhyrje dentare në 14 dhëmbë, tek Klinika “Splendent” ka vdekur nga shoku septik i rëndë, që solli më pas insufiçencën progresive shumëorganore. Çka do të thotë infeksion i rëndë në gjak (shok septik) i cili ka dëmtuar organet kryesore. Referuar edhe ekspertizës së mjekëve italianë, Prokuroria e Tiranës thotë se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që kanë trajtuar të miturin, janë konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje...