Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Iu drejtua samitit me “ofendime dhe arrogancë”/ Osmani akuzon Vuçiçin se tentoi të prishte takimin e Bërdo-Brijunit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se tentoi “të prishte takimin” e Bërdo-Brijunit që u mbajt në Durrës, por shtoi se në fund udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor me unanimitet miratuan një deklaratë të përbashkët të samitit. Pas samitit, Osmani tha për transmetuesin publik shqiptar se Vuçiç, iu drejtua samitit me “ofendime dhe arrogancë”. “…natyrisht që për çdo propagandë që Vuçiçi synonte të prezantonte para pjesëmarrësve, ne si Republikë e Kosovës kishim argumentet tona të fuqishme, argumente në anën e së drejtës dhe argumente të cilat janë fuqizuar e mbështetur edhe nga e drejta ndërkombëtare, nëpërmjet mendimeve të GJND-së”, tha Osmani, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që vendosi se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008...