‘Qeveria po rikthen modelin e inceneratorëve’, Tabaku: Sipas BE, incenerimi s’është më metodë e preferuar

‘Qeveria po rikthen modelin e inceneratorëve’, Tabaku: Sipas BE, incenerimi s’është më metodë e preferuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti një sërë shqetësimesh serioze në Komisionin për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme, ku po diskutohet projektligji për menaxhimin e mbetjeve. Tabaku, e cila ka drejtuar më herët Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët, paralajmëroi se drafti i propozuar nga qeveria rrezikon të përsërisë të njëjtat gabime që çuan në skandalin më të madh korruptiv të viteve të fundit. “Ky është drafti i tretë dhe, ndryshe nga sa pretendon qeveria, nuk është konsultuar publikisht. Ne kemi një ligj që vjen pa transparencë dhe pa përfshirje të grupeve të interesit”, u shpreh Tabaku. Ajo theksoi se sipas progres-raporteve të Bashkimit Europian që nga viti 2020, incenerimi nuk është një metodë e preferuar për menaxhimin e mbetjeve, ndërsa kujtoi se edhe...