IKMT prish barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, banorët: Morëm borxh për t’i ndërtuar

IKMT prish barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, banorët: Morëm borxh për t’i ndërtuar

Forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë, kanë ndërhyrë në segmentin e Rrugës së Arbrit nga tuneli i Murrizit deri në afërsi të Qafë-Buallit, për prishjen e disa barakave të ngritura pranë rrugës. Këto struktura ishin ndërtuar nga banorët në pronat e tyre, për të shitur produkte bujqësore dhe për të siguruar të ardhura për familjet e tyre. Banorët shprehen të revoltuar për aksionin e IKMT-së, duke theksuar se ndodhen rreth 20 metra larg rrugës dhe se, sipas tyre, nuk po shkelin ligjin. “Kemi kërkuar në bashkinë e Klosit të na pajisin me dokumentacion, por nuk kanë pranuar. U gëzuam kur u ndërtua rruga, menduam se do sillte zhvillim, por me këtë që po na bëjnë, më mirë të...