Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ngjarja e rëndë në kamping, zbardhet dinamika e vrasjes së shqiptarit dhe grekut
Një shqiptar dhe një grek mbetën të vrarë mbrëmjen e të dielës (5 tetor) në rajonin e Mesinisë në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një kampingu në zonën turistike të Finikundas. Sipas informacioneve të para nga autoritetet, rreth orës 20:30 të mbrëmjes, policia u thirr në kamping pas raportimeve për të shtëna armësh. Në vendngjarje u gjetën të pajetë dy persona. Njëri prej viktimave është identifikuar si një shtetas grek, rreth 70 vjeç, pronar i kampingut. Viktima tjetër është një burrë me origjinë shqiptare, rreth 60 vjeç, i cili punonte si përgjegjës i mirëmbajtjes në të njëjtin kamping. Sipas dëshmive të banorëve lokalë, autori dyshohet të jetë një i ri, i cili iu afrua dy viktimave dhe i qëlloi nga një distancë...