Umberto Eco: Kujt i plas për privatësinë? Të gjithë ekspozohen, duan me çdo kusht të duken!

Umberto Eco: Kujt i plas për privatësinë? Të gjithë ekspozohen, duan me çdo kusht të duken!

Umberto Eco: Humbja e privacisë Një prej problemeve të kohës sonë, që (po të nisesh nga çfarë thotë shtypi) ka obsesionuar nga pak të gjithë, është ai i së ashtuquajturës privaci, apo përkthyer disi trashë, mund t’i themi privatësia. E përkufizuar me shumë përzemërsi, nënkupton që çdokush ka të drejtë të jetojë jetën e vet dhe të bëjë punët e tij, pa lejuar që të tjerët, sidomos agjencitë e lidhura me qendrat e pushtetit, të marrin vesh detajet e tua.Dhe ekzistojnë institucione që synojnë t’u garantojnë të gjithëve privatësinë (por fjalën privaci mbajeni në mendje, ndryshe nuk na marrin seriozisht). Për këtë arsye, këto institucione shqetësohen se mos përmes kartave tona të kreditit dikush mund ta dijë se çfarë kemi blerë, në cilin hotel kemi...