Komisioneri Dervishi: Ligji i ri për të dhënat personale forcon më tej mbrojtjen

Komisioneri Dervishi: Ligji i ri për të dhënat personale forcon më tej mbrojtjen

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, paraqiti sot në Komisionin e për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2024, duke evidentuar progresin e ndjeshëm në forcimin e transparencës së autoriteteve publike, avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit europian.“Situata e transparencës në autoritetet publike reflekton përmirësim të dukshëm. Qytetarët shqiptarë janë bërë më aktivë në ushtrimin e së drejtës për informim, siç tregojnë të dhënat e vetëdeklarimit të institucioneve,” – theksoi Komisioneri Dervishi, duke nënvizuar se kërkohet më shumë transparencë proaktive dhe përgjegjshmëri nga çdo autoritet publik.Transparenca proaktive e institucioneve publike: përmirësimi më i madh...