Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Sfida e Tiranës: Rama portokallik përballë Ramës politik
Përfundimisht, humoristi Florian Binaj do jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës. Ky personazh i Portokallisë që ka imituar e imiton rregullisht Edi Ramën, dikur admirues i tij e më pas i zhgënjyer nga ai, vitet e fundit është angazhuar në median televizive të opozitës, Syri TV, duke moderuar një emission investigativ. Pos kësaj, ka bërë dhe rolin e aktivistit në protesta kundër qeverisë. Tashmë do e provojë veten në politikë direkte. Ishte vetë Berisha ai që bëri publik emrin e Binajt si kandidat përballë Ogerta Manastirliut. “Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat...