Vrau me thikë 40-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin/ Avokati: E kreu krimin në gjendje të rënduar psikologjike

Vrau me thikë 40-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin/ Avokati: E kreu krimin në gjendje të rënduar psikologjike

Gjykata Penale e Tiranës la sot (6 tetor) në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Arlind Demushin, autorin e vrasjes së 40 vjeçarit Hajdar Ismailgeci në zonën e Babrrusë. Gazetarja Keti Banushi bën me dije se autori i dyshuar nuk ka folur në seancë, por avokati i tij është shprehur se sherri ka qenë i momentit dhe se Arlind Demushi nuk ka patur për qëllim ta vriste 40 vjeçarin. Sipas avokatit, ai e ka goditur me thikë Ismailgecin në gjendje të rënduar psikologjike, teksa shtoi se nuk qëndron akuza “vrasje me paramendim” pasi autori e ka mbajtur në shtëpi viktimën pasi ishin shokë.Megjithatë Gjykata nuk mori parasysh pretendimet e avokatit duke caktuar masën “arrest në burg” ndaj autorit të dyshuar. Krimi i rëndë u shënua më 2 tetor, teksa viktima u gjet i...