Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Rama: Ura e re e Viroit do të sjellë përfitime të mëdha për Gjirokastrën
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kantieri i ndërtimit të urës së ri pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër. Rama thotë se kjo urë do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e qytetit. “Vijojnë punimet për ndërtimin e Urës së Viroit, përfundimi i së cilës do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e qytetit të Gjirokastrës. Aktualisht kanë përfunduar:– proceset e gërmimit dhe të skarifikimit në të gjithë seksionin e gjurmës së projektit– betonimet e ballnave dhe piles së urës– prodhimi dhe vendosja e trarëve kryesorë mbi strukturën e urës Ura e Viroit do të sjellë përfitime të mëdha si për lëvizjen e mjeteve dhe zhvillimin e zonës”, shkruan kryeministri.