Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Gruaja nga Memaliaj drejtonte makinën pa patentë, ndalohet nga policia
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen T. D., 51 vjeçe, banuese në fshatin Martalloz-Lab, Memaliaj, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.