Lirohet nga burgu njëri prej djemve të Valbona Selimllarit

Lirohet nga burgu njëri prej djemve të Valbona Selimllarit

Gjykata e Tiranë liroi nga paraburgimi vetëm një nga dy djemtë e arrestuar të Valbona Selimllarit, raporton A2 CNN. Për tjetrin gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”. Burime zyrtare të gjykatës konfirmuan për A2 CNN lirimin e 18-vjeçarit Kejni Selimllari, i akuzuar për “goditje për shkak të detyrës”, “kanosje për shkak të detyrës” dhe “shkatërrim të pronës me dashje”. Për të njëjtat akuza vëllai i tij 21-vjeçar, Deni Selimllari, duhet të qëndrojë në masën “arrest në burg”. Dy djemtë e Selimllarit u arrestuan të shtunën. Pas   një konflikti në një bar në zonën ish-bllokut, ata u konfrontuan fizikisht me një punonjës polici, ndërsa pas shoqërimit dëmtuan një derë dhe një kamera sigurisë në Komisariatin nr.2 në Tiranë.