Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prokurori Klodian Braho dorëzon platformën për t’i zënë vendin Altin Dumanit
Prokurori Klodian Braho është i pari që ka dorëzuar platformën për kryeprokuror të SPAK-ut pas mbarimit të mandatit të Altin Dumanit. Lajmin e konfirmon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundim të afatit që skadon të mërkurën, ditë pas të cilës do të nisë edhe shqyrtimi i emrave të kandidatëve.