Stojkovic: Pres ndeshje me intensitet të lartë, Shqipëria ka kombëtare të shkëlqyer

Stojkovic: Pres ndeshje me intensitet të lartë, Shqipëria ka kombëtare të shkëlqyer

6 Tetor 2025 13:30 Alfred Lleshi Situata është tillë, që e bën ndeshjen Serbi-Shqipëri vendimtare për kualifikim në Botërorin 2026. Ose më mirë të themi, për vendin e dytë në grup, si mundësi shtesë kualifikimi përmes “play off”-it. Shqipëria mban vendin e dytë aktualisht, me 8 pikë, pas 5 ndeshjesh, ndërsa Serbia është e treta me 7 pikë, por ka luajtur vetëm 4 ndeshje. Përplasja direkte e Leskovacit, më 11 tetor, duket se vulos fatin e vendit të dytë. Trajneri Dragan Stojkovic e pranoi se bëhet fjalë për një “finale” të vërtetë në konferencën e sotme për shtyp: “Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme për ne, veçanërisht ajo me Shqipërinë. Nuk po mendoj fare për Andorrën, vetëm për Shqipërinë. Nuk ka kuptim të kthehemi në...