Botërori i shtangës/ Briken Calja udhëheq renditjen provizore të peshës 79kg pas Baterisë C

Botërori i shtangës/ Briken Calja udhëheq renditjen provizore të peshës 79kg pas Baterisë C

Në Forde të Norvegjisë po zhvillohet Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të rritur, event ku sot ka bërë debutimin e saj edhe Shqipëria. Në pedanë për ngjyrat kuqezi është ngjitur në Baterinë C të peshës 79kg shtangisti Briken Calja. Në stilin e shkëputjes, Calja realizoi me sukses vetëm provën e parë, ku ngriti 147kg. Më pas, ai provon dy herë të ngrejë 151kg, por pa sukses. Gjithsesi, Calja është i pari në Baterinë C në këtë stil në renditjen provizore. Në stilin e shtytjes, Calja realizoi me sukses dy provat e para, duke ngritur fillimisht 175kg e më pas 181kg. Në provën e tretë, ai tenton 183kg, por pa sukses, por kaq mjaftoi për vendin e parë edhe në këtë stil. Kështu, Briken Calja udhëheq...