Atentati me tritol ku u vra Isuf Jaçaj, ende asnjë autor për ngjarjen, RENEA dhe FNSH vijojnë kontrollet

Atentati me tritol ku u vra Isuf Jaçaj, ende asnjë autor për ngjarjen, RENEA dhe FNSH vijojnë kontrollet

Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë në Sarandë, ku u vra Isuf Jaçaj në Sarandë, ende nuk ka një autor për ngjarjen. Policia e Sarandës dhe Vlorës, së bashku me RENEA-n dhe FNSH kanë vazhduar kontrollet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 të 4 tetorit , në lagjen nr. 3 të qytetit, ku një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të viktimës, dyshohet se shkaktoi shpërthimin fatal. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, Isuf Jacaj ndodhej brenda mjetit në momentin e shpërthimit dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Viktima, me precedent penal Viktima, e njohur edhe me nofkën “Bushi”, kishte një të kaluar të ngarkuar penale,...