Administrata e Kuvendit e-mail deputetëve: Personalitetet që duhen nderuar në Tetor, në listë edhe Enver Hoxha. Këlliçi dhe Kapri: Ringjallje e komunizmit

Administrata e Kuvendit e-mail deputetëve: Personalitetet që duhen nderuar në Tetor, në listë edhe Enver Hoxha. Këlliçi dhe Kapri: Ringjallje e komunizmit

Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një e-mail deputetëve pak ditë më parë, ku ka përfshirë edhe një listë me personalitetet e vendit që kanë lindur në muajin tetor dhe që duhen nderuar. Lista nis me Sulejman Delvinën dhe vijon me Mbretin Zog, Dritëro Agollin dhe Bashkim Finon. Por pjesë e listës është edhe ish-diktatori Enver Hoxha, për të cilin, në përshkrimin e bërë nga Biblioteka e Kuvendit thuhet “Udhëheqës i Partisë Komuniste dhe më pas i Partisë së Punës i Shqipërisë. Udhëhoqi Luftën ANCC dhe drejtoi shtetin shqiptar pas luftës. Pas cclirimit u zgjodh deputet në të gjitha legjislaturat dhe anëtar i Presidiumi të Kuvendit Popullor. Hero i Popullit, Hero i Punës Socialiste”. Futja e emrit të ish-diktatorit në listën e personaliteteve që duhen...