Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Mbështetja për Florjan Binajn do të jetë e plotë dhe totale
Kryetari i PD, Sali Berisha dha garancinë e plotë e forcës politike që drejton, se do të jetë një mbështetje e plotë dhe totale për kandidatin e propozuar Florian Binaj. Duke iu përgjigjur interesimit të media, Berisha tha se forma e mbështetjes do të jetë ajo që do përcaktojë ekipi i fushatës së kandidatit dhe vetë kandidati. ‘Do të jetë e plotë dhe pa diskutim ne jemi të vendosur që të japim çdo mbështetje’, theksoi kryedemokrati. Tani, Anisa, mbështetja do jetë e plotë dhe totale. Forma e mbështetjes do të jetë ajo që do përcaktojë ekipi i fushatës së kandidatit dhe kandidati. Forma. Por vendosmëria është e tillë. Do të jetë e plotë dhe pa diskutim ne jemi të vendosur që të japim çdo mbështetje.