Ekzekutohet për larje hesapesh shqiptari në Kolumbi, autori e pyeti për emrin pastaj e qëlloi

Ekzekutohet për larje hesapesh shqiptari në Kolumbi, autori e pyeti për emrin pastaj e qëlloi

Artur Tushi KOLUMBI-Artur Tushi, 44 vjeç është ekzekutuar në qytetin e Medelinit në Kolumbi, ndërsa autori venezuelian ka rënë në prangat e policisë. Tushi nga fshati Raboshtë i Lezhës njihej edhe me pseudinimin 'Qoti'. Viktima, që posedonte dokumente ekuadoriane, u qëllua për vdekje pranë qendrës tregtare “Santa Fe” në zonën e njohur El Poblado. Dëshmitarët në vendngjarje kanë parë një të ri që është afruar me motoçikletë, e ka pyetur shqiptarin për emrin dhe pasi ka marrë konfirmimin ka qëlluar me armë drejt tij. Mediat kolumbiane raportojnë se shqiptari u qëllua disa herë, ndërsa në trup ka të paktën 11 plumba, kryesisht në gjoks. Nga breshëria e plumbave mbeti e plagosur edhe një grua 77-vjeçare, ndërsa ende nuk dihet nëse ajo ishte në shoqërinë e viktimës apo thjesht një kalimtare e rastit. "Përmes...