Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Lidhja e Bizneseve: Nga ngërçi politik po dëmtohet ekonomia e Kosovës, mbi 1 mld euro të bllokuara
Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit, ku mungesa e institucioneve funksionale dhe vendimmarrjes ka futur vendin në ngërç të plotë ekonomik. Lidhja e Bizneseve të Kosovës nëpërmjet një reagimi të gjatë kanë shprehur ka shqetësimin për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku sipas tyre, mungesa e institucioneve funksionale dhe vendimmarrjes e ka futur vendin në ngërç të plotë ekonomik.Sipas tyre për inate politike po dëmtohet ekonomia e vendit, investimet po bien ndërsa qytetarët dhe bizneset po e ndjejnë barrën e papërgjegjësisë politike çdo ditë.“Për inate politike po dëmtohet ekonomia e vendit, ndërsa Kosova po përballet me rritje të importit dhe ulje të eksportit, gjë që thellon më tej bilancin negativ...