Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Kemi kontratë me brandin “Melia”/ Si tentoi Ardian Takaj të mbrojë ndërtimin pa leje te “Tropikal”
Sipërmarrësi Ardian Takaj, i njohur edhe si pronar i klubit të futbollit “Skënderbeu”, tentoi të shpëtojë një godinë pa leje brenda resortit “Tropikal” në Durrës, nëpërmjet një mase urgjente sigurimi. Por, tentativa e tij dështoi, pasi gjykata administrative e Tiranës konstatoi se Takaj nuk arriti të paraqiste asnjë provë se prishja e ndërtesës pa leje do t’i sillte dëm të pariparueshëm. Vendimi është marrë nga gjyqtari administrativ Mirjan Mustafaj. Ai shqyrtoi kërkesën e shoqërisë “FT Managments & Events”, pronare të “Tropikal”, e cila zotërohet nga Gerhard Takaj, djali i Ardian Takaj. Sipas padisë, vendimi i Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i Bashkisë së Durrësit për prishjen e godinës do të sillte pasoja të rënda dhe të pariparueshme, pasi kompania menaxhuese ka lidhur kontratë shërbimi...