Berisha vendos “sozinë” e Edi Ramës si kandidat në Tiranë: Votat tona për Florjan Binajn

Berisha vendos “sozinë” e Edi Ramës si kandidat në Tiranë: Votat tona për Florjan Binajn

Partia Demokratike ka mbështetur kandidaturën e piktorit dhe aktorit Florjan Binajt për zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë e Tiranës. Në një konferencë për medie, Berisha deklaroi se do u paraqesë aleatëve sugjerimin për të mbështetur artistin Florjan Binaj si kandidat për zgjedhjet e 9 nëntorit. Berisha deklaroi se Binaj është një prej personave që konsideron kauzat qytetare, si të tijat. “PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosin të paraqes kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi që është Edi Rama, informon se, grupi i mandatuar nga PD do t’u paraqesë aleatëve, mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, komunikatorin e talentuar, e...