Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga bursat te pagesat pa komision, si studentët po përfitojnë nga politikat lehtësuese të bankave
Nga kreditë te llogaritë studentore, bankat tregtare në bashkëpunim me universitetet janë përpjekur gjatë viteve që të rrisin mbështetjen e tyre ndaj studentëve duke ofruar produkte financiare të dedikuara vetëm për ta. Një nga risitë e vitit të kaluar ishte lidhja e kartës së studentit me kartën bankare. Pas aplikimit për kartë në zyrat e fakultetit ose pranë Bashkisë Tiranë, nga marrëveshja e bashkëpunimit që Universiteti ka lidhur me një bankë, studentët fitonin akses në një sërë shërbimesh. Pra, në një kartë të vetme, studenti mund të blejë produkte dhe të marrë shërbime me çmime më të reduktuara, por gjithashtu të kryejë pagesa nga llogaria e tij bankare që nuk mban asnjë komision. Gjithashtu, universitetet hapin një llogari në bankë për studentët që përfitojnë nga...