Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD kërkon shkarkimin e kryeparlamentarit Peleshi, mblidhet në Kuvend Këshilli i Legjislacionit
Është mbledhur këtë të hënë, 6 tetor, Këshilli i Legjislacionit në lidhje me kërkesën e PD-së, për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë zyrtare për shkarkimin e Niko Peleshi, duke e akuzuar për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Demokratët pretendojnë se Peleshi, që prej zgjedhjes më 12 shtator 2025, ka drejtuar seancat plenare në kundërshtim me normat kushtetuese.