Teprica e kapitalit e sektorit bankar ulet në 28 miliardë lekë

Teprica e kapitalit e sektorit bankar ulet në 28 miliardë lekë

Teprica e kapitalit e sektorit bankar pësoi rënie në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, teprica e kapitalit në fund të muajit qershor zbriti në vlerën e 28 miliardë lekëve, 28% më pak (11 miliardë lekë) krahasuar me fundin e vitit të kaluar dhe afërsisht 50% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Teprica e kapitalit konsiston në diferencën mes kapitalit faktik të sektorit bankar dhe kapitalit minimal që ai duhet të zotërojë, mbështetur në kërkesat rregullatore të Bankës së Shqipërisë. Një tepricë kapitali tregon aftësinë e sektorit bankar në tërësi për t’iu përgjigjur nevojave të mundshme shtesë për kapital. Ecuria e tepricës së kapitalit përcaktohet nga ecuria e fitimit të bankave, sjellja e elementeve...