Policia bastis hotelin “BLUE SKY” në Sarandë, pronar vëllai i biznesmenit të vrarë Edmond Papa

Policia bastis hotelin “BLUE SKY” në Sarandë, pronar vëllai i biznesmenit të vrarë Edmond Papa

Ambientet e hotelit “BLUE SKY” në qytetin e Sarandës janë bastisur nga efektivë të Policisë së Shtetit, të urdhëruar nga Prokuroria e qytetit, pas atentatit të ndodhur dy mbrëmjen e të shtunës ku humbi jetën Isuf Jaçaj. 58 vjeçari që për shumë vite kishte punuar si guidier për turistët vendas dhe të huaj në Sarandë, duke u çuar në gjiret e mrekullueshme të jugut me stafin e tij. Në qytetin bregdetar e njihnin si “Bushi” ndërkohë që vrasja me shpërthim të telekomanduar dyshohet se është për hakmarrje. Grupi hetimor i ngritur nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës dyshon se “fijet” e atentatit që tronditi qytetin dy ditë më parë janë në hotelin në pronësi të shtetasit Kristo Qirici. Pronari i hotel “BLUE SKY” është vëllai...