Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Opozita kërkon shkarkimin e Peleshit në Këshillin e Legjislacionit! Gjiknuri: Të caktojmë një relator
Në Këshillin e Legjislacionit opozita ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e kryetarit të Kuvenedit, Niko Peleshi. Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka paraqitur një sërë shkeljesh që, sipas tij, përbëjnë bazë të fortë për largimin e Peleshit nga detyra. “E vetmja vlerë që ka treguar maxhoranca në këto seanca të Kuvendit është forca e numrave. Ka ngritur kartonin dhe ka treguar një unitet jo të pashoq, por atë çka ka ndodhur gjithmonë. Nisma jonë është bërë sepse detyrat që i burojnë kryetarit të Kuvendit janë shkelur. Si ndjekës i zhvillimeve parlamentare, nuk kam parë ndonjëherë një sjellje të tillë,” deklaroi Kaso. Sipas tij, janë shkelur dispozitat e Rregullores së Kuvendit, gjë që legjitimon kërkesën e opozitës për shkarkim. Nga ana tjetër, Damian Gjiknuri, kërkoi kohë për...