Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Roma ëndërron me Gasperinin, Fiore zhytet në fund, por Pioli nuk preket (VIDEO)
Fiore dhe Roma dhuruan spektakël në javën e 6-të të Serie A, në një ndeshje me emocione pafund, por e vendosur që në fraksionin e parë. Të zhytur në krizë totale, me vetëm 3 pikë në 6 javë, ekipi vjollcë u përpoq të reagojë, me Kean që gjeti golin e avantazhit në minutën e 14-të me një predhë të vërtetë nga distanca. Roma iu kundërpërgjigj në të njëjtën formë, me një gol shumë të bukur, ku Soule në kufijtë e zonës së rreptësisë me një trajektore perfekte barazoi shifrat në 1-1. Ekipi i Gasperinit nuk e uli ritmin dhe në minutën e 30-të gjetën edhe golin e dytë duke përmbysur rezultatin me Cristante. Sfida mbeti e hapur deri në fund, me dy ekipet që nuk...