Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Rama ndryshon vendimin me të cilin “amnistoi” kullat e oligarkëve
Qeveria heq dorë nga një skemë që u përdor për legalizimin me çmime qesharake të kateve pa leje në Tiranë, ndërsa opozita e cilëson lëvizjen propagandë. Kryeministri Edi Rama njoftoi të premten se do të shfuqizonte një vendim qeverie dhe pjesë të ligjit që i mundësonin ndërtuesve të mëdhenj të legalizonin shtesa pa leje me çmime shumë më të ulëta se tregu dhe me përjashtime nga detyrimet fiskale. Në një konferencë për shtyp që zgjati një orë e 40 minuta – ku dy ministrat që e shoqëronin nuk folën asnjë sekondë, Rama deklaroi se do t’ua hiqte ndërtuesve të drejtën e parablerjes së kateve të ndërtuara pa leje. Propozimi synon ndryshimin e VKM nr. 589 të vitit 2022 dhe të ligjit të vitit 2023 “Për...