Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kërcënonte dhe shantazonte një shtetase për t’i marrë 50 mijë euro, TCH siguron foton e 44-vjeçares
Një 44-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka shantazhuar dhe kërcënuar një shtetase tjetër në rrjetet sociale, me qëllim përfitimin e shumave të mëdha parash. Korrespodenti i Top Channel, Mikel Marsi, ka siguruar foton e Zyhra Korrës. 44-vjeçarja dyshohet se i ka marrë 5000 euro 39-vjeçares dhe i ka kërkuar edhe 50 mijë euro të tjera, duke e kërcënuar se do të publikonte të dhëna që lidhen me dokumente të saj greke. Sipas policisë, e arrestuara e kërcënonte shtetasen se do ta denonconte si person me dokumente të parregullta dhe se “do t’i digjeshin letrat”, nëse nuk i jepte shumën e kërkuar të parave. Pas denoncimit nga e dëmtuara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan një operacion, ku u bë...