Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“‘ARUBA’ prej vitesh është këtu, ne e mësuam nga mediat e huaja”, Berisha: Kam konfirmim se emri i Ramës është në dosje
Pasi la ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha për gazetarët se emri i kryeministrit Edi Rama ka dalë në dosjen “Aruba” në Belgjikë. Ai u shpreh se një nga pjesëmarrësit e hetuar nga drejtësia belge, ka deklaruar se ka pasur dakordësi më kryeministrin Rama që të paratë e tij të investoheshin në vendin tonë. “Unë nuk e kam nga gazetari italian. E thatë vetë ju, të parët që kanë zbuluar, që kanë bërë publike dosjen e Arubës është gjykata belge. Në gjykatën belge ka dalë emri i Edi Ramës. Nuk e di nëse ka dalë si pjesëmarrës në takim, por di 100 përqind të sigurt se një nga pjesëmarrësit ka deklaruar në gjykatë se jemi marrë vesh, kryeministri na ka premtuar...