Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Trend i ri në kursime
Ndërsa bota po del ngadalë nga periudha pas pandemisë dhe zakonet e shpenzimeve, ekspertët paralajmërojnë për një fenomen të ri në sjelljen e konsumatorëve – të ashtuquajturat “kursime hakmarrëse”. Ndryshe nga trendi më i njohur i “shpenzimeve hakmarrëse“, ku njerëzit shpenzojnë për gjëra që nuk u nevojiten pas një periudhe kufizimesh, “kursimet hakmarrëse” përfshijnë sjellje ekstreme kursimtare për të kompensuar vendimet e këqija financiare nga e kaluara. Mund të jetë një “sfidë pa shpenzime” afatshkurtër, por edhe një ulje e kostove afatgjatë. Arsyeja mund të jetë frika nga paqëndrueshmëria ekonomike, pasiguria e tregut të punës ose thjesht një dëshirë për të kompensuar shpenzimet e tepërta të mëparshme. Liz Koh, themeluese e Enrich Retirement, thotë se kjo sjellje tregon se si emocionet mund të ndikojnë në...