Vetëm 27 ditë pas emërimit, dorëhiqet kryeministri Lecornu. Rikthehet pasiguria në zemër të politikës franceze

Vetëm 27 ditë pas emërimit, dorëhiqet kryeministri Lecornu. Rikthehet pasiguria në zemër të politikës franceze

Zyra e presidentit Emmanuel Macron njoftoi se kryeministri i ri Sebastien Lecornu dha dorëheqjen në mëngjesin e së hënës, më 6 tetor, vetëm disa orë pasi kishte formuar qeverinë e tij të re. Dorëheqja e Lecornu-së, e cila e bën atë kryeministrin me mandatin më të shkurtër në historinë e fundit të Francës, e fut sërish vendin në pasiguri politike. Të dielën në mbrëmje, pothuajse katër javë pas emërimit të tij nga Macron, Lecornu prezantoi kabinetin e tij, i cili ishte pothuajse identik me atë të paraardhësit të tij të rrëzuar, François Bayrou. Por problemet u shfaqën menjëherë, me anëtarë të disa partive brenda koalicionit qeverisës që shprehën dyshime dhe kritika për mungesën e ndryshimeve. Jordan Bardella, presidenti i partisë së ekstremit të djathtë Rassemblement...