Mourinho kapet keq me gazetarin: Sa fiton? Do të ma tregosh apo jo? Je i fiksuar pas numrave…

Mourinho kapet keq me gazetarin: Sa fiton? Do të ma tregosh apo jo? Je i fiksuar pas numrave…

Si gjithmonë, José Mourinho nuk zhgënjen në konferencat për shtyp. Para ndeshjes së Benfica ndaj Porto, trajneri portugez u irritua kur një gazetar e pyeti për pagën e tij, duke e lidhur me pritshmëritë e suksesit. Mourinho reagoi duke e kthyer pas pyetjen: “Sa fiton ti? Dëshiron ta thuash apo jo? Unë nuk do ta them. Ah, nuk do ta thuash? Atëherë mos flit për mua…” Trajneri theksoi se nuk ka interes për bisedat rreth parave: “Sa fiton, sa i shtrenjtë je? Unë fitoj më shumë se ti, por nuk ka rëndësi. Më duket se keni kuriozitet të tepërt, je i fiksuar pas numrave”. Pasi shmangu temën e parave, Mourinho foli për objektivin e Benfica: “Ndoshta do të fillojmë të fitojmë që nesër. Futbolli është...