Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria nis përgatitjet për Serbinë, Kombëtarja do të zhvillojë sot seancën e parë stërvitore
Shqipëria do të përballet në datën 11 tetor me Serbinë në Leskovc, ndërkohë që 3 ditë më vonë do të luajë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë në Tiranë. Në prag të këtyre takimeve, Silvinjo publikoi pak ditë më parë listën me lojtarët e grumbulluar për sfidën ndërkohë që ditën e sotme, do të nisin zyrtarisht përgatitjet për këto dy sfida. Gjatë paradites, pritet që lojtarët të mbërrijnë në hotel për të nisur grumbullimin, ndërkohë që pasdite është planifikuar seanca e parë stërvitore e skuadrës. MBROJTJA– Duke qenë se veç Ismajlit, mungon edhe Kumbulla, alternativat që Silvinjo ka për dy ndeshjet e radhës në qendër të mbrojtjes, janë të pakta. Risia në listë, ishte Klisman Cake nga Shkëndija e Tetovës, i cili grumbullohet për herë të...