Dosja e “Bankers” në duart e SPAK, kush janë deputetët, ish-ministrat, ministrat dhe emrat pranë Shkëlzenit të…

Dosja e “Bankers” në duart e SPAK, kush janë deputetët, ish-ministrat, ministrat dhe emrat pranë Shkëlzenit të…

Më në fund, Prokuroria e Fierit ka referuar për kompetencë në SPAK dosjen e organizatës kriminale Bankers, organizatë e cila përfaqëson vjedhjen më të madhe në historinë e kombit shqiptar. Një kërkesë që gazeta “SOT” e ka ngritur disa herë me urgjencë. Gjatë këqyrjes së celularëve të sekuestruar nga grupi hetimor, janë evidentuar elementë të grupit të strukturuar kriminal, akuzë kjo që hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Për rrjedhojë, Prokuroria e Fierit e ka dërguar dosjen së fundmi në SPAK, për korrupsion, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Sipas burimeve, për të hetuar aferën Bankers, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani do të caktojë disa prokurorë, ku do të jetë edhe vetë pjesë e hetimit. Kjo lëvizje ka tronditur ‘peshqit e mëdhenj’ të naftës shqiptare,...