Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zelensky kritikon Perëndimin për mosreagim: Putin tallet me heshtjen dhe mungesën e veprimeve të forta
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të përnatshëm, e kritikoi Perëndimin për mungesë reagimi teksa Ukraina perëndimore dhe rajone të tjera po përpiqen ta rimarrin veten nga një sërë sulmesh ajrore ruse që vranë të paktën pesë njerëz. “Fatkeqësisht, nuk ka pasur asnjë reagim të denjë e të fortë nga bota ndaj të gjithë kësaj që po ndodh; ndaj rritjes së vazhdueshme të sulmeve”, tha Zelensky. “Pikërisht për këtë Putin e bën këtë. Ai tallet hapur me Perëndimin, me heshtjen e tij dhe mungesën e veprimeve të forta në përgjigje”, theksoi ai. Zelensky u ankua se “çdo” raketë dhe dron i lëshuar nga Kremlini “përmban pjesë me të cilat Rusia furnizohet ende” nga vendet perëndimore dhe vende të tjera, duke përmendur kompani...