Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ Meghan Markle shfaqet duke shtrirë këmbët pranë urës ku humbi jetën Princesha Diana, rrjetet sociale shpërthejnë në polemika
Vizita e Dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, në Paris për Javën e Modës u shoqërua me shkëlqim, por edhe me polemika. E veshur me një ansambël elegant të Balenciaga-s, Meghan tërhoqi vëmendjen në debutimin e Pierpaolo Picciolit si drejtor kreativ i shtëpisë së njohur të modës. Megjithatë, momenti që ndezi debat erdhi nga vetë publikimet e saj në Instagram. Në një video të shkurtër të postuar pas mbrëmjes së modës, Meghan shfaqej në makinën e saj luksoze duke kaluar pranë lumit Sena dhe urës Pont de l’Alma – vendi ku Princesha Diana humbi jetën tragjikisht në gusht 1997, teksa shtrinte këmbët në sediljen e pasme. Shumë komentues e konsideruan këtë gjest “të pahijshëm” dhe “shokues”, duke sjellë rikthimin e një kujtese të dhimbshme për familjen...