Dosja e plotë/ “Duhet ndonjë vrasje të marr veten”, zbardhen bisedat e “Rrumit” dhe Ermir Dedjas në SkyEcc, planet për eliminimet e kundërshtarëve

Dosja e plotë/ “Duhet ndonjë vrasje të marr veten”, zbardhen bisedat e “Rrumit” dhe Ermir Dedjas në SkyEcc, planet për eliminimet e kundërshtarëve

SPAK ka zbuluar grupin kriminal që vrau Edmir Bregun në vitin 2021, për motive hakmarrjeje. Hetimi i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës mundësoi zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale e përfshirë në Vrasje me paramendim e kryer për hakmarrje, përfshirë dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit si dhe falsifikimi i dokumenteve dhe korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer më shumë se një herë. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë Astrit Avdyli, në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, dhe Aldo Avdyli. Dosja për sagën e vrasjeve të Aleksandër Lahos ose siç njihet ndryshe “Rrumi” ka...