Presidenti Begaj mikpret liderët e Procesit të Brdo-Brijuni-t në Shqipëri, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal. Zbardhet agjenda

Presidenti Begaj mikpret liderët e Procesit të Brdo-Brijuni-t në Shqipëri, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal. Zbardhet agjenda

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mikëpret në Shqipëri udhëheqësit e vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijuni-t. Samiti 2-ditor i Brdo-Brijunit mbahet këtë vit në Shqipëri. Në fokus pritet të jenë çështjet që prekin rajonin, si dhe proceset integruese të Ballkanit Perëndimor. Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë. Veç Seancës Plenare dhe Konferencës për Shtyp që Presidenti Begaj do të mbajë së bashku me homologët e Sllovenisë dhe Kroacisë, (shtetet bashkëkryesuese të “Brdo –Brijuni-t”), përgjatë punimeve të këtij samiti janë parashikuar edhe takime dypalëshe mes liderëve pjesëmarrës. Ky samit pritet të dalë me konkluzionet përkatëse, të cilat konsiderohen...