PS mbledh grupin parlamentar, në fokus zgjedhjet e 9 nëntorit dhe raportimet e SPAK

PS mbledh grupin parlamentar, në fokus zgjedhjet e 9 nëntorit dhe raportimet e SPAK

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot për të shqyrtuar axhendën e radhës në Kuvend. Fokus kryesor i diskutimeve ishte ratifikimi i komisioneve, si dhe përgatitja për raportimin e KQZ-së, me interes të veçantë për zgjedhjet e 9 nëntorit. Në agjendë ishte edhe raportimi vjetor i kreut të SPAK dhe i Avokatit të Popullit. Ndërkohë, opozita, PD, ka kërkuar shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, çështje që mbetet e ndjekur nga grupi parlamentar.