Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Aksident me pasojë vdekjen në aksin Milot-Lezhë
                            Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Milot-Lezhë, paraditen e së hënës. Automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.