Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shantazhonte një shtetase në rrjetet sociale/ Sarandë, i mori 5 mijë euro, arrestohet 44-vjeçarja
Policia e Sarandës ka arrestuar një 44-vjeçare për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Mësohet se e arrestuara, e identifikuar si Zyhra Korra përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh. Ajo nuk është ndalur me kaq, pasi vijonte kërcënimet për të përfituar prej 39-vjeçares edhe shumën prej 50 mijë eurosh. dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera. Njoftimi: Në vijim të veprimeve hetimore, lidhur me kallëzimin e një shtetaseje, e cila kishte deklaruar se i ishte marrë një shumë parash nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së...