Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Java nis me rrebeshe e reshje bore, meteorologia Porja paralajmëron ‘surpriza’ për ditët në vazhdim
Java ka nisur me reshje shiu dhe ulje të temperaturave, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore. Meteorologia Tanja Porja bëri të ditur se jugu i vendit do të përfshihet nga rrebeshet ndërsa reshjet do të vijojnë deri të mërkurën kur pritet edhe përmirësim i motit. “Vranësira në të gjithë territorin, në mesditë dhe në vijim do të ulen temperaturat, ndërsa reshjet do të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje. Më pas reshje të pakta deri të mërkurën dhe më pas diell. Temperaturat luhaten nga 6 në 22 gradë celsius. Do kemi rrebeshe në kryesisht jug dhe më pak në qendër, ndërsa e veri reshje më të pakta deri në mbrëmje kur presim përmirësim të dukshëm të motit”. Sipas meteorologes reshjet e borës...