Kultivimi/ Asgjësohen 4291 bimë të dyshuara narkotike në 6 njësi të Shkodrës, procedohen 5 kryetarë fshatrash

Kultivimi/ Asgjësohen 4291 bimë të dyshuara narkotike në 6 njësi të Shkodrës, procedohen 5 kryetarë fshatrash

Kultivimi i kanabisit vijon me ritme të larta. Vetëm në qarkun e Shkodrës sipas policisë në territoret e 6 njësive administrative, janë asgjësuar gjatë orëve të fundit 4291 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Policia njofton se gjatë operacionit ‘Koordinata’ janë proceduar penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.  Njoftimi i plotë i policisë: Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.  Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4291 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.  Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.  Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në...