Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë dihet mbi vrasjen e dyfishtë te kampingu në Greqi, një nga viktimat shqiptar
Policia greke ka nisur një hetim intensiv për identifikimin dhe kapjen e autorit të një vrasjeje të dyfishtë që ndodhi të dielën në mbrëmje në një kamping në zonën e Finikoundës, Mesinia. Ngjarja u raportua pak pas orës 20:30, kur në recepsionin e kampingut u gjetën të pajetë dy burra: pronari grek i biznesit, 70 vjeç, dhe një shtetas shqiptar rreth 60 vjeç, i cili punonte si kujdestar. Sipas dëshmive, autori, me fytyrë të mbuluar, hyri në recepsion dhe qëlloi nga afër 70-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ndodhi para syve të mikut të tij shqiptar, i cili u përpoq të largohej, por u qëllua dhe ai për vdekje ndërsa më pas autori u largua, dyshohet me një motoçikletë. Policia beson se...